Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Peshkëpi të Vlorës pasditen e sotme, 28 korrik.
Zjarri ka rënë siç duket nga pamjet në video, pranë një zone të banuar. Flakët rrezikojnë banesat aty pranë.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, i vendosur nga banorët e zonës.