Ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, udhëheqësi i qendrës për Covid-19, mjeku kujdestar dhe Spitali i Tetovës do të ndiqen penalisht për zjarrin e 10 muajve më parë ku humbën jetën 14 persona.
Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit. Ndërkohë mjeku do të ndiqet penalisht për mos veprim sipas rregullave shëndetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat.
Tragjedia e 8 shtatorit në spitalin e Tetovës u mori jetën 14 personave, 12 prej të cilëve ishin pacientë të prekur me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë qendër dhe dy të tjerë familjarë të tyre. Spitali u dogj brenda pak minutash, sipas dëshmitarëve dhe shërbimeve zjarrfikëse.