Një shtëpi në fshatin Shkallnur të Durrësit është përfshirë nga flakët e zjarri këtë mesditë.
Zjarri ka dëmtuar çatinë dhe pjesërisht banesën, ndërsa ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëseve që i kanë vënë flakët nën kontroll, duke mos lejuar rrezikimin e përhapjes se zjarrit në mjedisin për rreth.
Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përhapjes se flakëve në godinë.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të pronarëve të shtëpisë dhe dëshmitarëve të ngjarjes.