Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu me iniciale V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren M. Gj., 50 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe këmbësorja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespketimi i sinjalistikave rrugore dhe manovrat e shpëjtësisë.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.