Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës.
Të njejtat burime gjithashtu bëjnë me dije se shoferi i identifikuar me iniciale S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka këmbësorin e identifikuar me iniciale V. A., 76 vjeç, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespketimi i sinjalistikave rrugore dhe manovrat e shpëjtësisë.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.