Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnocën në vitin 2019. Ai u përball me vetingun për tre kriteret klasike të vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.
KPK e shkarkoi Gjovalin Përnocën, KPA lë në fuqi vendimin! Largohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të
Gjovalin Përnoca ka një karrierë të gjatë në sistemin e Drejtësisë, ku ka shërbyer fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe Shkodër dhe për 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2003, Përnoca është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ka ushtruar tashmë prej 15 vitesh.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2020, datë 09.07.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.07.2022. ‘- thuhet në vendim.