Në një konferencë që po zhvillon ditën e stome me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek rasti i Dibrës, ku pak kohë më parë u denoncua se si posta vidhte pensionet. Ehe pse jo direkt kryeministri u shpreh se një kryetar bashkie i të gjitha çfarë ndodhin në qytet. Ai tha se kryetari di çdo gjë ndodh në qytetin e tij dhe merr masat e duhura për përgjegjësitë që ka.
“Duhet ti dalësh përballë e ti thuash nuk duhet të jesh më drejtor hipoteke, ose drejtor poste se nuk e di kryetari i Bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët e di që çke me atë punë se kryetari i di të gjitha. Kryetari i Bashksië së Tiranës nuk ka si ti dije të gjitha se është gjithë ai qytet, po si mundet kryetari i bashkisë të dëgjojë që posta të lozi me pensionet“, tha Rama.
Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër arrestin edhe punonjësin e postës Gazmir Hasi i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh. Ky person sipas hetimeve ka vjedhur pensionet rreth 6 milion leke te reja nga pensionet e qytetarëve. Dy shefat akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi. Sipas hetimeve ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre. Skandali me pensionet dyshohet se ka ndodhur përgjatë muajve janar- mars.