Ditën e sotme në Vlorë është gjetur kufoma e dekompozuar e një burri në katin e katërt të një pallati. Lajmi u bë i ditur në 11: 25 dhe vetëm tani është bërë i mundur identifikimi i kufomës.
Policia kishte dyshime se trupi i viktimës kishte qëndruar për rreth 7 ose 10 ditë, ndërsa nga ekspertiza ka rezultuar se Trupi i përket 50 -vjetarit Gëzim Racaku. 50- vjeçari, baba i 2 fëmijëve është gjetur sot nga persona të rastësishëm ndërsa trupi i tij kishte nisur të dekompozohej.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë humbjen e jetës së Racakut. Racaku dyshohet të ketë patur probleme të shëndetit mendor. Gëzim Racaku u shpall i larguar nga banesa në datën 7 korrik. Familjarët denoncuan humbjen e tij në polici, teksa sipas tyre për herë të fundit ishte parë mëngjesin e datës 5 korrik.