Janë hapur zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE. Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”.
“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave.
Ministri i Jashtëm i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Evropian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Evropian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
“Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota“- tha ia,
Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.
“Këto do të jenë baza e negociatave duke i krijuar kohë të mjaftueshme Shqipërisë dhe KE-së që të shihet më pas se si kanë shkuar gjërat”, tha ai.
Pas tij e mori fjalën shefi i diplomacisë evropian, Burrell i cili tha se kjo është arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Rama tha është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte. Rama theksoi se Shqipëria kishte luftuar gjatë edhe kundër kësaj ideje.