Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur sërish zërin sa i përket rritjes së çmimeve në vend. Në takimin me fermerët në Belsh ai tha e qeveria e Ramës vepron vetëm për interesat e veta dhe jo për interesat e qytetarëve. Sipas tij, bordet e ngritura i lëvizin çmimet sipas qejfit për të përfituar oligarkët dhe urdhrit të Ramës.
“Rama ka rritur çmimin e energjisë, ai nuk e shikon fare interesin e qytetarëve. Pastaj çmimi i ujit, çmimi i ujit duhet të përgjysmohet. Pra gjërat nuk janë në interesin e qytetarëve dhe problematikave të tyre, por në konceptin e bordeve komuniste, vendosi bordet, rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj”, tha Berisha.
Krye demokrati tha se çmimi i energjisë është rritur, ndërsa theksoi se çmimi i ujit duhet të përgjysmohet.