Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet ditën e sotme është ndalur sërish te ajo që e cilësojnë si afera më e madhe e shekullit, inceneratorët.
“LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare dhe kompanitë fiktive të lidhura me to, kanë kryer të paktën 3 vepra penale dhe konkretisht: Fshehja e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal. Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë.”
Nga ana tjetër, Kryemadhi u shpreh se koka e inceneratorëve është Edi Rama dhe ai duhet që të jap dorëheqjen.
“Koka e aferës së inceneratorëve është Rama. Dorëheqja e tij është më e pakta që mund të kishte ndodhur në një vend normal. Për Shqipërinë që pret të çelë negociata me BE, dhënia fund e pandëshskueshmërisë është më jetike se sa ndërrimi i emrit të një kryeministri. 80 mijë dollarë në ditë për inceneratorin e Tiranës i marrin pa të drejtë pasi inceneratorë nuk ka.”