Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Krujës. Burime nga policia bëjnë me dije se 29- vjeçari i identifikuar me iniciale E. N., banues në Krujë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.
Policia e ka arrestuar në flagrancë. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gijotina.com raporton se bilanci i rasteve të veprës penale “Dhuna në familje” vijon të rritet.