Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Mitrovicë. Një djalë ka sulmuar me thikë nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq të Mitrovicës. Nëna e lënduar ka përfunduar në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Ajo ka pësuar disa gërvishtje në dorë dhe pas trajtimit është liruar nga spitali.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë djali i saj agresor nuk është kapur ende nga policia. Kështu rasti po vazhdon të hetohet.