Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në aksin rrugor Clorë Orikum.
Shtetasi K.M, 53 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin