Një 49-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Greqi, jashtë një spitali ku ai kishte shkuar pas një shqetësimi. Mediat greke bëjnë me dije se 49-vjeçari ishte paraqitur në spital mbrëmjen e të mërkurës, në Patra.
Ai ka kërkuar ndihmën e parë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Spitali u përgjigj se nuk ishte në shërbim dhe duhej të kontaktonte spitalin e Rios. Pak metra jashtë spitalit, 49-vjeçari ka dhënë frymën e fundit pa marrë ndihmë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa familjarët akuzojnë personelin e spitalit për neglizhencë. Spitali ka reaguar duke thënë se 49-vjeçari u paraqit me dhimbje shpine, e shkaktuar ndoshta nga një e ftohtë dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të rëndë.