Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyqësore, të cilën e kundërshtojnë tashmë prej rreth 1 muaji.
Sipas një vendimi të marrë sot, avokatë nga e gjithë Shqipëria kanë vendosur që të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në orë 11:00.
Kujtojmë se prej disa javësh avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore dhe masat e sigurisë pasi kundërshtojnë ndarjen e hartës së re territoriale, pasi sipas tyre do shkaktojë mbingarkesë të çështjeve.
Harta e re do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.