Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Gllaviqicë të Pejës. Lidhur me ngjarjen e rëndë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina dhe janë lënduar nëntë persona.
Gjithashtu, mësohet se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 20:20 minuta, policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor.”