Me anë të një kronike, media amerikane Fox News ka krahasuar protestën e 7 korrikut në Shqipëri me protestat në Sri Lanka. Fox News ka theksuar se protesta në vendin tonë ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve dhe krizës që ka kapluar vendin.
Po ashtu në kronikë thuhet se mijëra qytetarë në Tiranë dolën në shesh në mënyrë paqësore. Po ashtu në kronikë thuhet se inflacioni në vend ka dalë jashtë kontrollit.
‘Protestat kanë përfshirë edhe Europën, pikërisht në Shqipëri ku mijëra qytetarë në mënyrë paqësore kanë dalë në shesh dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi inflacioni ka dalë jashtë kontrollit’, thuhet në kronikën e FoxNews.