Protestat kundër propozimit francez, nuk do të ndalojnë. Kështu është shprehur nënkryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, i cili paralajmëroi vazhdimin e protestave në rrugë nga e diela dhe theksoi se ato po japin rezultate. Nikoloski, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, theksoi se janë planifikuar tre hapa që qeveria të mos e pranojë këtë propozim francez, që, sipas tij, nënkupton vazhdimin e protestave dhe bllokadave në mbarë vendin.
“Të dielën do të vazhdojmë sërish në orën 19 para qeverisë dhe ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen. Për ata që nuk mund të vijnë në Shkup bllokada do të vazhdojë në pjesën tjetër të vendit. Kjo është e para dhe më hap i rëndësishëm sepse protestat po japin rezultat”, theksoi ai, është nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.
Ai gjithashtu deklaroi se “qeveria që pranoi një propozim të tillë poshtërues duhet patjetër të bjerë dhe se qeveria që sulmon drejtpërdrejt themelet e shtetësisë dhe identitetin e popullit maqedonas shumicë nuk mund të llogarisë në mbijetesë”.
Ai shprehet se propozimi francez i shkatërron drejtpërdrejt themelet e shtetit dhe popullit maqedonas.
Nikoloski tha se nëse protestat dhe bllokadat e tre hapave të planifikuara nuk e pengojnë qeverinë që ta pranojë këtë propozim francez dhe të miratohet nga Kuvendi, VMRO-DPMNE do të jetë kundër ndryshimeve të Kushtetutës që kërkohen për hyrjen e saj në fuqi.
Qeveria të enjten e ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për kornizën propozim-negociative për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të cilin e ka prezantuar Presidenca franceze e Bashkimit Evropian dhe e ka përcjellë në Kuvend për shqyrtim. dhe nxjerrjen e konkluzioneve të mëtejshme, në përputhje me procedurat parlamentare. Propozimi francez për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë përmban një formulim të qartë të gjuhës maqedonase si gjuhë absolutisht e pastër dhe e barabartë me gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian dhe pa asnjë fusnotë, shpjegim apo yll.
Propozimi francez, i cili u mbështet nga e gjithë BE-ja, më parë u mbështet nga qeveritë e koalicionit LSDM dhe BDI, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe partia parlamentare shqiptare opozitare, hasi në rezistencë të fortë nga partia më e madhe opozitare, VMRO DPMNE. , dhe një numër të caktuar të qytetarëve dhe organizatave përkatëse joqeveritare të cilët nuk janë dakort me një propozim të tillë.