Në mesin e protestuesve që i janë bashkuar thirrjes së liderit demokrat ka qenë dhe Jozefina Topalli.
Topalli është shprehur se PD-ja që ia doli në kapitullin e saj më të vështirë të këtyre viteve, do t’ia dalë që të jetë sërish një alternativë qeverisëse.
“Berisha ia arriti që të krijonte frymë, ka mbledhur kaq shumë njerëz. Besoj se PD që ia doli në kapitullin e saj më të vështirë të këtyre viteve, do tia dalë që të jetë sërish një alternativë qeverisëse. Ne duhet ti kuptojmë njerëzit në të gjithë dhimbjen e tyre, ka mundësi me pak dhembshuri me bërë gjithësecili prej nesh më shumë’, ka thënë Topalli në fjalën e saj.