Një protestues dhe simpatizant i PD-së, nga podiumi i fjalimeve është shprehur se qeveria është përgjegjëse pse mafia ka pushtuar vendin.
Ai ngriti zërin se: Është e vështirë të gjesh shpresë në Shqipëri por duhet ta rikthejmë, për një të ardhme me të mirë e për jetë dinjitoze.
“Kjo qeveri duhet dridhur nga frika, kam vendosur ta ndërtoj të ardhmen time këtu në Shqipëri, po protestoj për qytetin tim, për Durrësin sepse e ka pushtuar mafia e Vangjush Dakos. Po protestoj për banorët e Porto Romanos që jetojnë me frikë nga bombolat e gazit, për rritjen e çmimeve. Është e vështirë të gjesh shpresë në Shqipëri por duhet ta rikthejmë, për një të ardhme me të mirë e për jetë dinjitoze. Të ketë meritokraci, të gjithë të bashkuar do ja dalim, fitore”, tha protestuesi.