Historiani dhe gazetari i njohur ka konstatuar një tjetër skandal që luhet me emrin e tij.
Më poshtë po botojmë prononcimin e plotë të Arben Llallës për këtë ngjarje:
“Skandalet në Maqedoni nuk kanë të sosur.
Pasi më kanë shpallur disa herë zyrtarisht person me rrezikshmëri të lartë që cënon integritetin dhe identitetin maqedonas, Republika e Maqedonisë më ka vjedhur emrin dhe mbiemrin duke më deklaruar prej kaq vitesh si votues në lagjet e sllavo-maqedonasve.
Lista e botuar tregon qartë emrin dhe mbiemrin tim të ndryshuar datëlindjen dhe vendbanimit duke votuar prej 10 vitesh.
Ky është një skandal ndërkombëtar, pasi unë nuk jam shtetas i Maqedonisë, por shtetas i Republikës së Shqipërisë.”