Zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.
Dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës janë në terren, duke u përpjekur të lokalizojnë flakët. Shuarja e flakëve mbetet mjaft e vështire për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Një tjetër vatër ka shpërthyer edhe në Panaja të Vlorës. Për shkak të terrenit, nga zjarri rrezikohen të digjen disa vreshta e shkurre. Përhapja e flakëve po favorizohet nga era, duke bërë që disa sipërfaqe me vreshtari të rrezikojnë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, me dy zjarrfikëse dhe 6 efektivë.