Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë, ngjarja ka ndodhur një natë më parë rreth orës 21:20 në Dujakë të Gjakovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një person.
Zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
“Ka ndodh rasti në Dujakë mbrëmë rreth orës 21:20, është arrestu një person. Viktima është dërgu për trajtim mjekësor,”- tha Elezaj për Gazetën Express. Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në ngjarje dhe shkaku.