Një 37-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmje. Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor sportive “Yamaha” kur i është prerë rruga nga një fuoristradë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë motori ka fluturuar në ajër dhe është rrotulluar dy herë. Më pas ka rënë sërish në tokë e shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura.