Sali Berisha është shprehur në një intervistë për televizionin “Euronews Albania” se fakti që është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e pengon atë të jetë një kryeministër i suksesshëm.
Gjithashtu, lidhur me këtë fakt kreu i PD-së përmendi emrat e disa kryeministrave si ai i Indisë apo i Greqisë, që siç tha kanë qenë shumë të suksesshëm në qeverisje dhe aspak të izoluar edhe duke qenë në listën e zezë të DASH.
“Lidhur me shpalljen “non grata”, kam shprehur të gjitha mendimet e mia; unë di jo 1 por më shume se 1 kryeministër të shpallur “non grata” që ka pasur sukseset më të mëdha në qeverisje. Di kryeministra që kanë pasur suksese dhe nuk kanë pasur asnjë lloj izolimi. Kryeministri Modi i Indisë, që është në listën e zezë për gjëra shumë të rënda dhe ka drekuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë. I tillë ka qenë Papandreu. Këto janë thjesht barriera psikologjike në mendje të individëve të caktuar por jo të atyre që besojnë tek dinjitetin njerëzor dhe sovraniteti i vendit”.
Së fundmi, Berisha ripërsëriti se do të marrë çdo vendim kur të ketë një provë ose një fakt të vetëm për të dhe fëmijët e tij.