Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Turqisë për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Meta shkruan se ky ishte një vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese.
“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike” – shkruan Meta.
Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Presidenti Finlandez me anë të një deklarate zyrtare.
“Progresi erdhi pas të tre vendet nënshkruam një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, ka thënë Niinisto.