Në lidhje me investigimin për rrugën Kardhiq-Delvinë, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Ai thekson se grabitja mafioze e shtetit është bërë përpara syve ndërsa ngre pyetjen se ky është SPAK. Vasili shton se SPAK merret pa u lodhur me ‘autokombanjën e Bektashit që korr grurë’ dhe bën sikur nuk i sheh miliardat që plaçkit qeveria.
“Fakte të rënda për grabitjen e fondeve për rrugën Kardhiq- Delvinë, po SPAK ku është!! Dyfishohen kostot e Rrugës Kardhiq-Delvine. Nga 50-60 milion euro kostot rriten në rreth 108 milion euro. Grabitja mafioze e shtetit është përpara syve. Me një skemë të copëtuar në dhjetëra tendera e shtesa kontratash deri edhe në tre herë radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kanë ngopur më para’ kompanitë kliente dhe veten e tyre. Ndërkohë, që rilindja plaçkit taksat e shqiptarëve SPAK hesht dhe mbyll sytë. SPAK që merret pa u lodhur me kombajnën e Bektashit, që korr grurë miliardat që plaçkit qeveria bën sikur nuk i sheh. Faktet janë aty dhe askush nuk i fsheh dot. Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri në fund të drejtësisë për plaçkitësit e rilindjes, që guxojnë dhe bëjnë edhe moral” – shkruan Vasili në facebook.