Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Nigeri, pasi ka mjaftuar një gol në minutën e 92-të, që ka barazuar rezultatin në 1-1, që presidenti i klubit vendas, Yahaya Surajo, të zbresë me vrap në fushë dhe të godasë me grusht pas koke gjyqtarin anësor.
Ky skandal i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen midis Kano Pillars dhe Dakkada në futbollin Nigerian. Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar së bashku të anulojnë golin për pozicion të parregullt.
Raportohet nga media vendase se Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe ka pezulluar menjëherë presidentin e klubit për sjelljen e tij jo sportive.
DRAMA in Kano:
Kano Pillars Chairman, Alhaji Surajo Yahaya Jambul (On White) PUNCHED the Assistant Referee after Dakkada FC scored a late equalizer.
The goal was later chalked off after the Center Referee consulted the AR that was punched.
SAD 😭@ShehuDikko@LMCNPFL. pic.twitter.com/RYkz1QFuxd
— Adepoju Tobi Samuel 🇳🇬 (@OgaNlaMedia) June 23, 2022