Tre persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë zjarri duke lënë të plagosur një person tjetër sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Rinia”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, policia sapo ka marr informatën për një gjuajte me armë zjarri menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Bëhet e ditur se të plagosurit i është ofruar menjëherë tretman mjekësor.
Janë arrestuar tre persona për ngjarjen, të cilat janë një 17-vjeçar me inicialet SH.S, një 26-vjeçar me inicialet S.A dhe një 30-vjeçar shtetas i huaj.
Policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit ku në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar, një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në ngjarje, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.