Mediat greke raportojnë për një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Greqi. Një sherr mes babait dhe dy vajzave të tij janë bërë paratë. Vajza e madhe 20-vjeçare i ka kërkuar babait para xhepi, por ky i fundit i ka shpjeguar që nuk kishte.
Por 20-vjeçarja ka këmbëngulur, dhe në këtë moment babai e godet me grusht duke i mavijosur syrin. Menjëherë në sherr është përfshirë edhe vajza e vogël 18-vjeçare duke e goditur babain me shkelma.
Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve tre anëtarëshe të Heraklionit.