Pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Krasniqi e Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës sonte teksa po pinin kafe e diakutonin së bashku.
Në mëngjes, sot Rama e ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Po ashtu është ka mbajtur mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive; Kosovës dhe Shqipërisë, duke u takuar edhe me Albin Kurtin dhe kabinetin e tij.