Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e librit të ish-ministri i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Kosova dhe Shqipëria përmenden vazhdimisht në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se sa herë del lista e të vrarëve në luftë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ndalet te shqiptarët dhe kosovarët. Rama ngriti pyetje në lidhje me Gjykatën e Hagës ku mbahen sot Hashim Thaçi dhe ish udhëheqës të tjerë të Kosovës, nëse është ajo pa asnjë lidhje me Moskën.
“Kosova përmendet në mënyrë të vazhdueshme dhe madje futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrovi nuk flet për të tjerët flet vetëm për shqiptarët dhe Kosovarët. Duke dhënë shifra të pabazuara sepse ne nuk kemi të dhëna për shqiptarë të vrarë në këtë luftë. Një tjetër pasazh në libër” Lufta e tanishme ia hapi sytë politikës europiane….”. Me këtë pasazh mbaron një kapitull dhe këtu do ia vlente të diskutohej më gjatë dhe më tutje se nuk mund t’i zgjidhim të gjithë për një takim, për të vazhduar te një element tjetër që mendoj se është i vlefshëm shumë për ne për të kujtuar edhe gjyqin e Hashim Thaçit dhe shumë udhëheqësve të tjerë. Është sot një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë se çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe është ajo gjykatë pa asnjë lidhje me dorën e Vladimir Putinin dhe të Moskës. Unë e kam si pyetje” – tha Rama.