SPAK, paralajmëron gazetarët: 5 vite burg kush publikon dëshmitë e Dumanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK, paralajmëron gazetarët: 5 vite burg kush publikon dëshmitë e Dumanit

12:53 | 16/06/2022
në Shqiperi
0

Publikimi i dëshmive të të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit ka shkaktuar probleme. Aq sa, Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, të gjithë prokurorë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dalë me një urdhër për mediat; të mos nxjerrin asgjë më, në lidhje me këtë aksion dhe hetimet që po zhvillohen. Urdhëri është firmosur nga të tre hetuesit e çështjes, të cilët gjithashtu kërkojnë që të ruhet sekreti, pasi çështjet e përmendura janë të gjitha nën hetim. E ekspozimi i të dhënave mund të shkaktojë dështimin e aksioneve dhe hetimeve të SPAK për të zbardhur të vërtetën.

Urdhri i Plotë:

Ne, Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me akteve të procedimit penal, nr.75 të vitit 2022. Deklarimiet e këtyre shtetasve (Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani) kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishme për hetimin. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre deklarimeve si dhe nevojën që këto deklarime të mbulohen nga sekreti del e domosdoshme që të urdhërohet ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve paraprake. Gjithashtu sekretit duhet që t’i nënshtrohe4t edhe marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur nëpërmjet SPAK dhe të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Urdhërojmë: Ruajtjen e sekretit të deklarimeve të dhëna nga Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani. Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve, në cilësinë e personave ndaj të cilëve do të zhvillohen hetime apo edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Moszbatimin e këtij urdhri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve.

Letrën me shkresën e SPAK e ka publikuar gazetari Elton Qyno, i cili jo pak herë ka nxjerrë detaje të reja nga dëshmitë që ende nuk kanë dalë nga hetuesia. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk do të nxjerrë më lajme, pasi ligji e ndalon. Ndërsa gjithashtu thekson se nuk ka asnjë afat se sa do të zgjasë situata e krijuar në media. Ndërsa nuk flitet për asnjë hetim mes zyrtarëve të SPAK, pasi në fakt asnjë prej gazetarëve nuk e ka vjedhur dosjen, por e kanë siguruar me burimet e tyre.

“Pas 5 ditesh publikime nga story i Nuredin Dumanit me fakte dhe me prova,sot SPAK dhe BKH vendosen te me detyrojne te mbyll gojen,duke mos me lejuar te flas qofte dhe pjeserisht.Deshmine e Dumanit nuk e solla une ne publik por ate e gjeta aty mes SPAK-ut,qe e nxori vete. Ora Neës dhe une, ndjese publikut per mos vijim te fakteve te tjera dhe emrave te tjere,perfshire dhe kryetar komune, qe nga SPAK, ende nuk jane vleresuar dhe arrestuar ne dobi te ketij procedimi penal. Urdheri eshte ne kundershtim me vendimin e Gjykates se Strasburgut qe shprehet qartesisht per lirine e medias dhe rendesine e raportimit te medias ne dobi te transparences. Neni 103/1 i Kodit te Procedures Penale eshte njesoj me nenin 55 agjitacion e propogande,ku ishte vendosur diktatura e proletariatit. Dereformimi i sistemit te Drejtesise beri qe te arrinim ne kete dite. Pertej kesaj situate, ku media duhet te jete nen urdherat e prokurorise, ne fakt deshmine e Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, e ka nxjere dora vete, shejtani ne bark Talo Çela. Qe siç e quan veten se eshte pabuksi i Bradasheshit, por çuditerisht nuk kapet as nga SPAK dhe as nga RENEA. Nga kjo dite jemi te detyruar te mos jap dhe publikojme informacione.Nuk e di se sa do zgjasi kjo situate,por fale deformes ne Drejtesi,kjo situate mund te zgjasi edhe 20 vjet,”-shkruan Qyno.

Por çfarë ka ndodhur me Dumanin dhe Hoxhajn?

Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

 

Etiketa: burgdëshmitëGazetaretNuredin DumaniparalajmëronSPAK

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
I riu rrëzohet nga motori në Sarandë, transportohet drejt Tiranës

I shkon infermierit me thikë, sëpatë e levë, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com