“Bashkësitë Politike Evropiane”, Franca propozon nismën më të re që përfshin vendet joanëtare të BE-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bashkësitë Politike Evropiane”, Franca propozon nismën më të re që përfshin vendet joanëtare të BE-së

13:35 | 15/06/2022
në Shqiperi
0

Franca ka prezantuar te vendet anëtare të bashkimit europian një “non-paper”, i cili në gjuhën e institucioneve evropiane, është një dokument joformal, që po prezantohet në bisedime të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kundërshtuar. Dokumenti lidhur me Bashkësinë Politike Evropiane është dërguar në prag të një takimi të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Bruksel javën e ardhshme, më saktësisht më 23 qershor.

Në të njëjtën ditë do të mblidhet edhe Këshilli Evropian, i cili do të ketë si temë zgjerimin e BE-së. Në draftin e saj Franca thekson se Bashkësia Politike Evropiane do të jetë e hapur për shtete evropiane që ndajnë vlerat demokratike, pa marrë parasysh a janë apo jo anëtare të Bashkimit Evropian dhe pa marrë parasysh natyrën e raporteve të tyre me Bashkimin Evropian.

Franca argumenton se një Bashkësi Politike Evropiane nuk do ta zëvendësonte Këshillin e Evropës apo Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), apo raportet transatlantike. Por, thotë ajo, “sot ne nuk kemi një forum evropian të paspecializuar që do t’i bashkonte të gjithë anëtarët e familjes evropiane në mënyrë të barabartë dhe në frymën e unitetit të kontinentit tonë”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sipas Francës, të gjitha kornizat multilaterale do të mbeten, por duhet të krijohet një sens i unitetit. Franca e mendon Bashkësinë Politike Evropiane si një bashkësi, e cila do të forconte lidhjet politike, ekonomike, kulturore dhe të sigurisë mes anëtarëve të saj. Franca thotë se Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe nuk do të jetë zëvendësim për procesin e zgjerimit.

Sipas planit të Francës, Bashkësia Politike Evropiane do ta kishte një formë të “strukturës së lehtë legale”, me kapacitetet të marrjes së vendimeve, duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe secilit vend anëtarë që përbën bashkësinë. Takimet në kuadër të Bashkësisë Politike Evropiane do të zhvilloheshin disa herë në vit, në nivele të shefave të shteteve apo të ministrave.

Krahas Francës, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kishte propozuar një ide të ngjashme, por ai e kishte emërtuar atë si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”. Franca në fund të këtij muaji përfundon kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa nga 1 korriku deri në fund të vitit këtë rol do ta ketë Çekia

Etiketa: BashkesiaBEEvropianeFrancajoanetareNISMApolitikëpropozonvendet

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Presidenca fundi i karrierës politike? Meta zbulon planet e tij pas mbarimit të mandatit

Harta e re gjyqësore, Meta: Fsheh problematikat, nuk zgjidh problemin e vakancave

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com