Dy aksidente janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër dhe Elbasan, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.
Gjendja e të plagosurve paraqitet e rëndë për jetë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga të dyja automjete.
Ndërkohë, aksidenti i dytë është shënuar në vendin e quajtur Ura e Bardhajt, në Shkodër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona që udhëtonin në to. Gjendja e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.