Raportuesi i Parlamentit Europian (PE) për dialogun me Moskën dhe ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius deklaroi ditën e sotme se Serbia duhet të bëjë një zgjedhje në politikën e saj të jashtme.
Sipas tij, Serbia ka dy zgjedhje që mund të bëjë, ose të vazhdojë marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin, ose të afrohet me Bashkimin Europian.
“Ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist, ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Europian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i presidentit ruse dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”.
Së fundmi, Kubilius ka theksuar se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian, përfshirë Serbinë, duhet t’iu bashkohen politikave europiane.