Gjashtë persona janë përfshirë në sherr mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Sherri ka agravuar në dhunë mes personave, të cilët gjatë përleshjes kanë përdorur shufra metalike.
Dy prej tyre kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në spital. Sipas Policisë, sherri ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes. “
Prishtinë 09.06.2022-20:25. Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, njofton policia.