Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Levan-Tepelenë. Sipas policisë, kanë humbur jetën punonjësi i FNSH, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”) dhe vjehrra e tij, Bylyre Salaj, 78 vjeçe ndërsa si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë 53-vjeçarja F. L., bashkëshortja e shtetasit punonjësit të FNSH-së.
Gjithashtu janë plagosur Gerti Skëndaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja e tij, Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe..
Ndërkohë, policia raporton se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe bashkëshortja e efektivit, shtetasja Fatbardha Lelaj.