Në një deklaratë për shtyp, duke iu kundër përgjigjur PD- së, Policia e Shtetit pohon se lufta kundër kultivimit të kanabis është provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë dhe fton partinë demokratike të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit.
Deklarata e plotë
Policia e Shtetit, në mënyrë të përsëritur, falënderon PD për jehonën që i bën punës së saj.
Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e
parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.
Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e
përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me
kohën e qeverisjes së PD.
Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por
vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.
Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak
me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës