Një zjarr është raportuar në dhomat e paraburgimit në burgun e Shënkollit në Lezhë, i cili është shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi. Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Viktima dyshohet se është një 25 vjeçar i dënuar nga Kruja, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Rojet menjëherë kanë reaguar duke i nxjerrë të dënuarit në ambientet e ajrosjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse.
Detaje të tjera priten në vijim.