Nevila Pjetri jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku (u martuan vitin e kaluar). Ata kishin një qen që e donin shumë dhe një makinë të madhe gjermane. Burri, e mësoi tragjedinë nga policia kur i kanë trokitur në derë mëngjesin e djeshëm.
Mediat italiane thonë se është vështirë të imagjinosh se Nevina ishte prostitutë nga përshkrimi që i bënte i shoqi.
Ditën e djeshme Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët kur mësoi për vdekjen e të shoqes.
“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00 – tha ai – e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët ..E kam dashur shumë” ka thënë ai.
Mediat vendase shkruajnë se Nevina u gjet e pajetë në bregun Parmignola në Alteta, një fshat i vogël Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore.