Një ngjare aq sa e rëndë dhe qesharak ka ndodhur mesnatën e shkuar në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Gjakovë, babë e bir, pasi në gjendje të dehur janë përleshur me njëri-tjetrin. Nuk dihen shkaqet që çuan babë e birë të përplasen ashpër, pro mësohet se fillimisht ata po debatonin dhe më pas për shkak të pijes kanë kaluar në dhunë fizike.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi janë tmerruar nga britmat dhe sharjen në orën 00:30 të natës. Babë e birë janë dërguar në komisariat ku po merren në pyetje dhe pritet ndëshkimi që do jepet ndaj tyre.