Të armatosur me thika e pistoletë, ditën e sotme janë arrestuar dy shqiptarë në kufirin grek.
Lidhur me ngjarjen, policia greke ka arrestuar në kufirin e gjelbër pranë Kosturit dy shtetas shqiptarë të moshave 21 vjeçare dhe 44-vjeç.
Nga ana tjetër, sipas njoftimit gjatë kontrollit personal, 21-vjecarit ju gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 8 fishekë një mbajtëse prej lekure, 2 krehëra, 1 thikë dhe 5.8 gram kanabis.
Ndërkohë, së fundmi 44-vjeçarit i’u sekuestrua dhe 16 gram kanabis sativa.