Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka sqaruar se çfarë po ndodh në Riterdam, aty ku po mbahet Kongresi për zgjedhjen e Presidentit të Partisë Popullore Evropiane. Në një lidhje me Skype në “Çim Peka Live”, Këlliçi tha se nuk ka asnjë përjashtim të PD-së nga PPE, por një vendim për të mos u përfshirë në punët e brendshme të partisë. Këlliçi tha se prezent janë tre deputetët të PD-së, ai, Jorida Tabaku e Albana Vokshi, por që asnjëri nuk kanë të drejtë vote, pasi shkojnë si përfaqësues të gruoeve të tjera dhe jo të selisë blu.
“Sot ka dalë blof një lajm i shpërndarë pak ditë më parë nga mediat e Ramës. Ne e paralajëmruam, zonja Tabaku nuk vjen si përfaqësuese e PD-së, por si anëtare, unë jam nga forumi rinor, ndërs Vokshi nga Lidhja e Gruas. Nuk kemi asnjëri të drejtë vote në emër të PD-së, por ne emër të grupeve që përfaqësojmë aty. Edi Rama të heqë Endri Fugën, të marrë këta të Enkelejd Alibeajt sepse ia kanë kaluar në këtë rast. Në mbledhjen e parë tre orëshe nuk kemi qenë asnjëri. Nuk ka asnjë përjashtim, pezullim apo lënie jashtë të PD-së. Ka një vullnet për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Partisë Demokratike, ashtu siç duhet të ndodhë”- tha Këlliçi.
Kujtojmë se ditën e sotme u publikua lajmi se Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në kongresin që po zhvilliohet në Roterdam. Kongresi po zhvillohet për të zgjedhur Presidentin e PPE-së dhe sipas dokumentit, shihet se PD-ja është e vetmja pa asnjë delegat. Ndërkohë që nga partitë e vendeve të tjera kanë nga 4 delegatë e më shumë. Por, e gjithë kjo situatë është si pasojë e vendimit të PPE-së për të qëndruar neutral, siç edhe është shprehur vetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Të njëjtën gjë tha edhe PD përmes një njoftimit, ndërkohë që shton se për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së: Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE –së; Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS dhe Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.