Pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid. Ka ndodhur një ngjarje e pabesueshme në Paris. Skuadra e Liverpul ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”.
Kjo për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së Klop që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës.
Ndërsa Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet telvizive tregonin ende autobusin e Liverpulit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadiumin në lagjen e “Saint Denis”.