Mosha e adoleshencës është shumë e vështirë për tu menaxhuar. Kjo ka bërë që shumë prindër të kenë probleme me fëmijët e tyre. Prindërit e disa adoleshentëve në Greqi, kanë kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë pasi fjala e tyre nuk ka më efekt te fëmijët e tyre.
Pasi provuan çdo lloj taktike, që rezultuan të pasuksesshme prindërit iu drejtuan Prokurorisë, duke shpresuar se me ndërhyrjen e organeve të drejtësisë fjala e tyre do të dëgjohet nga fëmijët.
Mediet greke raportojnë se vetëm dje prindërit e 7 adolëshentëve iu drejtuan Prokurorisë për të Mitur në Volos, ku kanë kërkuar këshilla se si të trajtojnë fëmijët e tyre të pa bindur “revolucionar”.
Sipas ankesave të prindërve fëmijët largohen nga shtëpia për 2 ose tre ditë, i ofendojnë, përplasin dyert e shtëpisë me forcë, nuk ia dëgjojnë fjalën, shoqërohen me bashkëmoshatarë, konsumojnë alkool si dhe kryejnë vepra penale të ndryshme si vjedhje.
Ndërkohë, prokurori rekomandon që prindërit të vizitojnë psikologët e fëmijëve ose këshilltarët e familjes, megjithëse mjedisi familjar ku ata rriten luan një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, ndërkohë që edhe trashëgimia luan një rol në sjelljen e adoleshentëve.