Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pritet të vizitojë Shqipërinë të hënën. Vizita e tij vjen në kuadër të javës kulturore greke, ndërsa Dendias pritet të takojë kryeministrin Rama, kryepeshkopin Anastas dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në takimet me politikën shqiptare, pritet të diskutohet ndër të tjera edhe për pensionet e shqiptarëve në Greqi.
Vizitës së tij në Tiranë, Dendias i parapriu me një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian të cilat duhet të hapen menjëherë.