Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë duke lënë të kuptohet se Talo Çela mund të jetë vrarë, duke thënë se “nuk besoj se do kemi mundësi më ta shikojmë imazhin e tij”. Hoxha u shpreh se pas dëshmisë së Dumanit, ose më saktë që prej kapjes së tij, ekzistonte mundësia që i shpalluri në kërkim Talo Çela të mos gjendej më dhe as të mos kishte mundësi të dëshmonte, duke nënkuptuar kështu se mund të ishte ekzekutuar.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Policia nuk e ka marrë rastësisht informacionin për vendndodhjen e Dumanit. Në gjithë këtë histori, strumbullari janë këta ekzekutorët. Këta nuk janë organizatë kriminale, por vrasës me pagesë të cilët marrin porositë dhe i kryejnë. Kam frikë se që prej kapjes së Nuredin Dumanit, Talo Çelën vështirë se do ta shohim më.
Spartak Koka: Kjo do të thotë se mund ta kenë vrarë?
Artan Hoxha: Me shumë mundësi po!