Policia e Lushnjës ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi dyshohet se trafikonte makina të vjedhura në vendet europiane.
54-vjeëçari, Tomorr Muskaj akuzohet për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.